Akademia Diplomatike feston pesë vjetorin e themelimit
Prishtinë, 8 mars - Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, organizon konferencën ndërkombëtare me temë “Festimi i pesë vjetorit të Akademisë Diplomatike të Kosovës”.
Hapjen e konferencës do ta bëj zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi, drejtori i përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të Kosovës, ambasadori Beqir Ismaili si dhe Nabil Ayad nga Këshilli për Tolerancë dhe Paqe, njëherësh këshilltar i jashtëm i zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
Temat diskutimi të konferencës janë: “Gjinia dhe Diplomacia”, “Ligji dhe të Drejtat e Njeriut” dhe “Ekonomia dhe shtet ndërtimi”.