Akademi në Zvicër, për Avdyl Durën, Ramë Bekën e Hajredin Fazliun Durën
Friburg, 29 qershor - Në Friburg të Zvicres u mbajt Akademi Përkujtimore ne 65 - vjetorin e rënies se heronjve te kombit Avdyl Dura, Rame Beka dhe 62 - vjetorin e vrasjes ne burg te veprimtarit te NDSH-se, Hajredin Fazliu -Dura.
Te shtunen me 28 qershor 2014, nen organizimin e Shoqates Humanitare ,, Fshati Duraj,, qe vepron ne Fribourg te Zvicres, me nje akademi perkujtimore u perkujtuan heronjet e kombit, Avdyl Dura, Rame Beka dhe Hajredin Fazliu. Siq dihet Avdyl Dura dhe Rame Beka, rane duke luftuar kunder ushtrise dhe policies serbe me 28 qershor 1949, ne fshatin Rake te Ferizajt, ndersa veprimtari I NDSH-se Hajredin Fazliu, u vra ne burgun e Mitrovices se Sremit ne maj te vitit 1952, nga dora e zeze serbe .
Ne akademine perkujtimore merrnin pjese familjare te heronjeve, mergimtar te shumte, veprimtar dhe studiues te jetes dhe vepres se heronjeve te rene.
Referatin per heronjet DURA, BEKA dhe FAZLIU, e lexoi historiani Metush Zenuni, I cili foli gjeresisht per vuajtjet e popullit shqipetar nen roberine serbo - bullgare ne mes te dy luftrave boterore, si dhe te familjeve Dura, Beka dhe Fazliu.
Nje referat kushtuar luftes heroike te Shaban Polluzhes dhe cetave kacake ne Drenice e lexoi veprimtari dhe shkrimtari Idriz Mehmeti, I cili krahasoi lidhmerine ne luftes dhe perpjekjeve per clirim dhe bashkim kombetar te Komandant Avdyl Dures dhe Shaban Polluzhes dhe perpjekjet ne popullit shqiptar per clirim nga roberia serbe pas perfundimit te LDB-se.
Poashtu me nje fjale rasti u paraqit edhe Kryetari i Shoqates Humanitare ,, Fshati Duraj,, z. Besim Beqiraj, i cili njoftoi per aktivitetin e shoqates ne Friburg te Zvicres, ndersa akademine e pershendeten edhe gazetari Rexhep Rifati dhe mjeku Bashkim Kololli, qe te dy, njohes te veprimtarise atdhetare te Avdyl Dures, Rame Bekes dhe Hajredin Fazliut.
Ne fund me kenge e valle u paraqit edhe SHKA,, Besa,, nga Biel/ Bienne, e cila ia shtoj edhe me shume madheshtine kesaj Akademi Perkujtimore te mbajtur ne nderim te pervjetorit te renies se heronjeve.