Ajnishahe Shala-Halimi, kandidate e VV për Kryetare Skenderajt
Skenderaj, 7 gusht - Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Skenderaj mbajti konferencë për media ku u publikuan rezultate e zgjedhjeve të brendshme si dhe u shpall kandidatja e Lëvizjes për Kryetare të Komunës së Skenderajt.
Me 2 gusht, nga ora 10:00 e deri në ora 20:00, anëtarët e 7 pikave të Vetëvendosje!-s nga kjo Qendër, kanë votuar për të zgjedhur kandidaten për Kryetare Komune.
Florim Musliu nga Komisioni Zgjedhor ad hoc bëri të ditur se gjatë procesit të zgjedhjeve dhe numërimit të votave, nuk është vërejtur asnjë parregullsi.
Po ashtu, as pas 24 orëve, kohë kjo që ishte rezervuar për ankesa, nuk ka ardhur asnjë ankesë në pranë këtij komisioni.
Ne si komision vlerësojmë procesin e zgjedhjeve si të lira dhe në përputhje të plotë me frymën e demokracisë së brendshme të statutit dhe rregullores për zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes. Nisur nga ky konstatim, sot shpallim fituese të këtyre zgjedhjeve zonjën Ajnishahe Shala-Halimi, e cila ka fituar 98.00 % të votave. I urojmë znj.Ajnishahe suksese ne zgjedhjet lokale te cilat do te mbahen më 3 nëntor, tha Musliu.
Më pas, fjalën e mori kandidatja e Vetëvendosje!-s për Kryetare të Komunës së Skenderajt, znj. Ajnishahe Shala-Halimi, e cila tha se udhëheqja aktuale nuk është udhëheqje e të gjithëve dhe për të gjithë.
Ajo theksoi se ka kandiduar për tiu ofruar qytetarëve një alternativë tjetër qeverisjeje, për të ndërprerë njëherë e përgjithmonë një praktike të keqe e të shëmtuar të keqpërdorimit të besimin që qytetarët i japin dikujt.
Të kandidosh në Skenderaj me një parti tjetër politike, ndërkohë që partia në pushtet i ka në dispozicion të gjithë mekanizmat deri edhe ngritjen e etërve e gjyshërve tanë nga varri për ti votuar ata, duket një mision i pamundur. Këtu, si në kohën e inkuizicionit, njeriu penalizohet edhe për mendimin (e supozuar) ndryshe, lëre më për mendimin kundër, të thënë publikisht. Këtu e në këtë kohë i thuhet qytetarit Je i përcjellur 24 orë në ditë.\"
\"Jo nga Sigurimi i shtetit, jo nga Policia e Kosovës, por nga i pari i Komunës. Ky është shteti i së drejtës, i barazisë e i lirisë qytetare që ndërton kjo udhëheqje \"e zgjedhur me 95 % të votave\", tha znj.Halimi, duke shtuar se Lëvizja Vetëvendosje! ka bërë të njohur tashmë alternativën qeverisëse të saj, e cila mbështetet në tri shtylla si: shteti i së drejtës, shteti zhvillimor dhe shteti social.
Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti, duke falënderuar aktivistët e Skenderajt që kanë bërë zgjedhjen e duhur.
Zonja Ajnishahe Shala-Halimi nga viti 1982 deri më 1990 punoi në Ndërmarrjen shoqërore Produkti në Skenderaj. Në vitet 1998-1999 ishte mësuese në shkollën fillore Petro Marko, tash Shaban Jashari në Skenderaj.\"
\"Në vitet 1999-2000 ishte cicerone në Kompleksin Përkujtimor Adem Jashari në Prekaz. Ka drejtuar Forumin e Gruas të LDK-së për Skenderaj, që nga themelimi deri në fillimin e luftës së UÇK-së. Gjatë gjithë kësaj kohe, merr pjesë aktive në të gjitha veprimtaritë e organizuara si rezistence kundër pushtetit të dhunshëm serb të instaluar në Kosovë, tha Kurti për znj. Halimi, duke shquar se kandidatja e Vetëvendosje!-s për Kryetare të Komunës së Skenderajt shquhet për guxim qytetar në denoncimin e veprimeve të paligjshme e të dëmshme për shoqërinë nga kushdo që i shkakton ato.
Skenderaj është komunë e njerëzve të guximshëm e patriotë, e njerëzve punëtorë e të ndershëm- vazhdoi Kurti Skenderaj është komunë e Prekazit, ku para më shumë se 15 viteve u flijuan tre breza të familjes Jashari, me në krye Adem, Hamëz dhe Shaban Jasharin, duke i dhënë një hov të jashtëzakonshëm dhe vendimtar UÇK-së dhe luftës çlirimtare.
Duke folur për këtë komunë, Kurti tha Skenderaj është një nga komunat më të goditura gjatë luftës, duke pasur kështu 211 dëshmorë, 746 martirë dhe 140 persona të pagjetur.
Komuna e Skenderajt u ndëshkuar me moszhvillim, papunësi të lartë, varfëri të gjerë e të thellë, me mjerim të përgjithshëm dhe korrupsion në institucionet lokale, u shpreh Kurti, duke shtuar se Skenderaj në të kaluarën ka pasur zhvillim shumë më të madh, por e dimë që fabrika e municionit është braktisur e shkatërruar, fabrika e lodrave është privatizuar e është shndërruar në qendër tregtare, ndërsa fabrika e tekstilit është privatizuar dhe realisht nuk dihet se ka pasur fabrikë atje.
Me znj. Ajnishahe Shala-Halimi, Skenderaj e ka shansin për zhvillim e ndryshime pozitive. Ajo është zotuar që do ta ndihmojë pa pushim e pa kursim komunën e Skenderajt. Ne duhet ta ndihmojmë Ajnishahen për çdo ditë, deri në ditën e fitores me 3 nëntor të këtij viti, por edhe pas kësaj fitoreje, tha në fund Kurti.