Ahtisaari: Serbia e ka kuptuar se pa njohjen e Kosovës, s'ka BE

Ahtisaari në një intervistë për gazetën austriake, Die Presse, ka thënë se në planin që e ka hartuar për Kosovën bashkë me diplomatin austriak, Albert Rohan janë përfshirë mundësitë më të mirë për mbrojtjen e pakicave, veçanërisht pakicës serbe.
Serbët tash ngadalë e kanë kuptuar se nëse dëshirojnë anëtarësimin në BE, duhet të pranojnë se ekziston Kosova e pavarur. Mendoj se atë që përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton e ka arritur në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është shumë e rëndësishme. Kjo u dërgon palëve mesazh të qartë që të implementojnë atë që është arritur marrëveshje, ka thënë Ahtisaari.