Ahmeti: Zgjedhjet, zgjidhja e vetme
Prishtinë, 5 shkurt - Kryetari i Komunës së Prishtinës nga radhët e Vetëvendosje!-s, Shpend Ahmeti, ka vlerësuar se zgjidhja e vetme e tejkalimit të krizës politike në Kosovë, janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Në qoftë se nuk ka ndonjë zgjidhje nga ato tre çështje, apo tre rrugë, të cilat i ka vendosur opozita si opsione për të dalë nga kriza, nuk e shoh se si. Jo vetëm unë, por edhe ne si opozitë në përgjithësi, por tash po shihet se edhe një numër i madh i qytetarëve, sepse dje kishim edhe një deklaratë të shoqërisë civile që kërkonte zgjedhje të parakohshme - nuk shoh rrugë se si mund të dilet nga kriza, ka thënë Ahmeti për Zërin e Amerikës. Shpend Ahmeti, ndodhet në Uashington me rastin e Lutjeve të Mëngjesit.