Ahmeti: Vetëvendosje nuk ka folur për protesta
Prishtinë, 6 nëntor - Shpend Ahmeti është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka folur për protesta.
Sipas tij, kriza politike ka nevojë për reagim qytetar dhe se VV-ja ka kërkuar pikërisht një gjë të tillë.
Ahmeti ka theksuar se edhe LAN-ia ka qenë për protesta, por se Vetëvendosje nuk është dakord për protesta në rrugë.
Shpend Ahmeti sqaroi se VV-ja nuk do të bëjë kurrrë marrëveshje politike me PDK-në e Hashim Thaçit./