Ahmeti: Thaçi dhe Mustafa kanë interesa personale
Prishtinë, 28 dhjetor - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se disa arësyje janë se pse Isa Mustafa me çdo kusht e shtyen asociacionin edhe kur ka thënë Gjykata se është shkelje e kushtetutës.
\"Hashim Thaqi ia premtoi Isa Mustafës kryeministrinë. Isa Mustafa ja premtoi Hashim Thaqit Presidencën. Për tu bërë president, atij i duhen votat e Lista Srpskës. Asaj ja premtoi Asociacionin. Ne qoftë se nuk ja jep Asociacionin, atëherë Thaqi nuk i ka votat e Srpskes dhe nuk bëhet president\", ka shkruar ai në facebook.
Sipas tij në qoftë se Thaqi nuk bëhet president, atëherë Isa Mustafa nuk mbetet kryeministër.
Këto janë arsyet pse Isa Mustafa me çdo kusht e shtyen asociacionin edhe kur ka thënë Gjykata se është shkelje e kushtetutës.
Këto janë arsyet pse ja uron Thacit presidencen disa muaj më herët nga votimi vetëm për ta bindur që mos ta prish koalicionin.
\"Për interesa personale, një vendim si asociacioni nuk duhet të kalojë, sepse politikanët e pushteti janë të përkohshëm e shteti do të mbetet përgjithmonë\", ka thënë ai.