02 Shkurt 2025

Ahmeti takon shefin e zyrës së Sllovakisë

Prishtinë, 17 shtator - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti priti sot në takim shefin e misionit të zyrës ndërlidhëse të Republikës Sllovake në Kosovë, Ľubomir Batáry.

Kryetari Ahmeti i dëshiroi mirëseardhje Z. Batáry si dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim në fusha që janë me interes të përgjithshëm.

Ai poashtu e njoftoi Z. Batáry lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohet qeverisja komunale, si dhe projektet e shumta që janë të planifikuara me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve.

Njëkohësisht, i pari i Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti, e informoi Z. Batáry lidhur me reformat në administratën publike, arsim, shëndetësi si dhe për reformimin e transportit publik.
Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për zhvillimet aktuale politike në vend, sfidat si dhe alternativat për tejkalimin e tyre.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)