Ahmeti, takon Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Samuel bogar
Prishtinë, 13 janar - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në takim Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Samuel bogar.
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin që kanë pasur në të kaluarën me Komunën e Prishtinës, të gjitha sfidat që kanë qenë në të kaluarën si dhe prioritetet e Komunës.
Kryetari Ahmeti tha se ky ishte një takim i frytshëm, bashkëpunues, dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen në të mirë të qytetarëve të Komunës së Prishtinës.
Samuel bogar tha se Prishtina nuk është thjeshtë qytet i madh, por është kryeqytet, dhe si i tillë ka përgjegjësitë e veta.
Prishtina është qendër e edukimit, kulturës dhe ekonomisë, dhe si e tillë i jem shumë përgjegjësi Kryetarit të Komunës dhe ekipit të tij, tha ndër të tjera bogar, duke shtuar se Bashkimi Evropian ka kënaqësinë të jetë pjesë e këtij plani, këtij bashkëpunimi, dhe e sukseseve të mëtutjeshme.