19 Janar 2025

Ahmeti priti në takim delegacionin e deputetëve serb

Prishtinë, 29 prill - Sot një delegacion i deputetëve serb te Kuvendit të Republikës së Kosovës vizituan Komunën e Prishtinës dhe patën takim me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.  Kjo vizitë ishte pjesë e vizitave që deputetët serb po i organizojnë në të gjitha komunat në Kosovë.   Delagacioni përbëhej nga deputetët Slavko Simic,Nenad Rasic,Milka Vuletic,Milena Milicevic dhe Bojan Mitic.

Gjatë takimit delegacioni i Kuvendit u interesua për gjendjen e përgjithshme në komunën e Prishtinës me fokus të veçantë në situatën e qytetarëve Serb në komunën e Prishtinës.  Kryetari Ahmeti edhe njëherë potencoi planin e reformave në komunën e Prishtinës dhe punën në përgjithësi.

Me theks të veçantë u diskutuan çështjet e rëndësishme për komunitetin serb, në disa lokacione në Prishtinë, ku u diskutua për projektet e implementuara deri tani dhe ato të cilat priten që të implementohen gjatë vitit.  U theksua edhe bashkëpunimi me komunat e tjera në regjionin e Prishtinës. 

Të dyja palët u pajtuan se integrimi socioekonomik i të gjitha komuniteteve mbetet synim kryesor.  Kryetari Ahmeti foli edhe për tregun e prodhimeve vendore si një projekt i rëndësishëm i integrimit ku përmes mundësisë për fermerët të të gjitha nacionaliteteve të shesin në tregjet e Prishtinës do të ndërtohet edhe një urë ekonomike në mes të komuniteteve.

Në takim u diskutua edhe çështja e objektit të Kishes Ortodokse Serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës.  Përderisa deputetët shprehën shqetësimin për gjendjen egzistuese dhe statusin e ardhshëm të Kishes, Kryetari Ahmeti potencoi edhe një herë se kjo ç[shtje është politikisht e ndjeshme dhe se do të procedohet me kujdes. Përderisa Komuna e Prishtinës nuk ka përgjegjësi për gjendjen e tashme të sigurisë, u diskutua për nevojën e definimit të statusit ligjor të këtoj ndërtimi.

Komuna e Prishtinës çdo ndërtim në Prishtinë e trajton sipas ligjeve në fuqi prandaj edhe ka bërë thirrje që të paraqitet i gjithë dokumentacioni egzistues në Komunë për ta trajtuar më tutje.  Çështja e pronësisë së tokës, destinimit të saj dhe çështje të tjera të lirive fetare janë përgjegjësi të institucioneve të tjera relevante në Republikën e Kosovës.

Kryetari Ahmeti i ftoi deputetët që edhe në të ardhmen të vizitojnë komunën e Prishtinës dhe të interesohen për të gjitha çështjet e ndërlidhura me komunën dhe jo vetëm ato të komunitetit Serb.  Kërkoi nga deputetët qe të angazhohen qe sa më parë të kalojë ligji për Kryeqytetin që tash e 8 vite nuk kalohet nga Kuvendi edhe pse Kushtetuta e kërkon një gjë të tillë.ve serb

Prishtinë, 29 prill - Sot një delegacion i deputetëve serb te Kuvendit të Republikës së Kosovës vizituan Komunën e Prishtinës dhe patën takim me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.  Kjo vizitë ishte pjesë e vizitave që deputetët serb po i organizojnë në të gjitha komunat në Kosovë.   Delagacioni përbëhej nga deputetët Slavko Simic,Nenad Rasic,Milka Vuletic,Milena Milicevic dhe Bojan Mitic.

Gjatë takimit delegacioni i Kuvendit u interesua për gjendjen e përgjithshme në komunën e Prishtinës me fokus të veçantë në situatën e qytetarëve Serb në komunën e Prishtinës.  Kryetari Ahmeti edhe njëherë potencoi planin e reformave në komunën e Prishtinës dhe punën në përgjithësi.

Me theks të veçantë u diskutuan çështjet e rëndësishme për komunitetin serb, në disa lokacione në Prishtinë, ku u diskutua për projektet e implementuara deri tani dhe ato të cilat priten që të implementohen gjatë vitit.  U theksua edhe bashkëpunimi me komunat e tjera në regjionin e Prishtinës. 

Të dyja palët u pajtuan se integrimi socioekonomik i të gjitha komuniteteve mbetet synim kryesor.  Kryetari Ahmeti foli edhe për tregun e prodhimeve vendore si një projekt i rëndësishëm i integrimit ku përmes mundësisë për fermerët të të gjitha nacionaliteteve të shesin në tregjet e Prishtinës do të ndërtohet edhe një urë ekonomike në mes të komuniteteve.

Në takim u diskutua edhe çështja e objektit të Kishes Ortodokse Serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës.  Përderisa deputetët shprehën shqetësimin për gjendjen egzistuese dhe statusin e ardhshëm të Kishes, Kryetari Ahmeti potencoi edhe një herë se kjo ç[shtje është politikisht e ndjeshme dhe se do të procedohet me kujdes. Përderisa Komuna e Prishtinës nuk ka përgjegjësi për gjendjen e tashme të sigurisë, u diskutua për nevojën e definimit të statusit ligjor të këtoj ndërtimi.

Komuna e Prishtinës çdo ndërtim në Prishtinë e trajton sipas ligjeve në fuqi prandaj edhe ka bërë thirrje që të paraqitet i gjithë dokumentacioni egzistues në Komunë për ta trajtuar më tutje.  Çështja e pronësisë së tokës, destinimit të saj dhe çështje të tjera të lirive fetare janë përgjegjësi të institucioneve të tjera relevante në Republikën e Kosovës.

Kryetari Ahmeti i ftoi deputetët që edhe në të ardhmen të vizitojnë komunën e Prishtinës dhe të interesohen për të gjitha çështjet e ndërlidhura me komunën dhe jo vetëm ato të komunitetit Serb.  Kërkoi nga deputetët qe të angazhohen qe sa më parë të kalojë ligji për Kryeqytetin që tash e 8 vite nuk kalohet nga Kuvendi edhe pse Kushtetuta e kërkon një gjë të tillë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)