Ahmeti pritet nga përfaqësuesit e PD-së
Prishtinë, 25 dhjetor - Kryetari i porsazgjedhur i Prishtinës, Shpend Ahmeti në vazhdën e takimeve me përfaqësues të partive politike, ka takuar zyrtarë të Partisë së Drejtësisë, nga të cilët mori përkrahje për mbarëvajtjen e punës në Kuvendin Komunal.
Ahmeti me këtë rast ka falënderuar përfaqësuesit e PD-së dhe njëkohësisht ka garantuar se do të bashkëpunojnë ngushtë për ti arritur interesat e qytetarëve të Prishtinës.
I pari i kryeqytetit, i cili edhe do të betohet nesër, në këtë takim ka pasur mundësinë të takojë edhe anëtarin më të vjetër të Kuvendit Komunal, akademik Feti Mediun, për të cilin tha se do ta drejtojë mbledhjen inauguruese.
Sot diskutuam me profesorin edhe për çështjen që nesër si anëtari më i vjetër do ta udhëheq mbledhjen inauguruese dhe po ashtu diskutuam për disa çështje që kanë të bëjnë me atë se si e sheh PD-ja në të ardhmen punën dhe cilat janë ato fusha ku kjo parti mund ta ofron ndihmën dhe ekspertizën e vet. në të gjitha partitë, po ashtu edhe në PD kemi gjet mirëkuptim për bashkëpunim dhe komunikim që do ta kemi në të ardhmen, gjithmonë në interes të qytetarëve të Prishtinës, ka pohuar ai.
Përfaqësuesi i Partisë së Drejtësisë, njëherësh edhe asamblistë në Kuvendin Komunal të Prishtinës pohoi se breng e subjektit të tij është tu mbesin besnik qytetarëve karshi nevojave të tyre.
\"Ne kemi një brengë të përbashkët të cilën e diskutuan edhe sot ajo është që qytetarëve të Prishtinës që na e kanë besuar udhëheqjen t\'u qëndrojmë sa më besnik për nevojat që i kanë ata. Biseduam edhe për gjëra tjera se sa dhe ku mund të ndihmojmë dhe do ta vazhdojmë këtë bashkëpunim deri në fund të mandatit\", ka pohuar ai.
Ndryshe, Partia e Drejtësisë në Kuvendin Komunal të Prishtinës përfaqësohet me dy asamblistë, akademik Feti Mediun dhe Kimete Zeqën.