20 Janar 2025

Ahmeti: Pa BDI-në s’ka qeveri

Shkup, 29 prill - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë se BDI-ja këtë herë ka arritur rezultate të mëdha, pasi ka fituar katër mandate më shumë se në zgjedhjet e kaluara.

“BDI-ja ka fituar katër mandate më shumë se në zgjedhjet e kaluara kundër oponentëve të partisë sonë. Fjala është për PDSH-në dhe RDK-në. Pra, kemi fituar 19 mandate dhe për më pak se 500 vota kemi mbetur pa fituar mandatin e 20. këtë herë fitorja e BDI-së është historike”, ka deklaruar Ahmeti në një intervistë për “Epokën e re”.

Ai ka bërë me dije se si forcë e parë politike shqiptare do të fillojnë konsultimet me partinë fituese të zgjedhjeve për të qenë pjesë e qeverisë së re. Duke folur për mundësit e një koalicioni qeverisës ashtu siç e ka paralajmëruar para zgjedhjeve Menduh Thaçi në mes të PDSH-së dhe VMRO-DPMNE-së, Ahmeti ka thënë se fituese e zgjedhjeve ndër shqiptarë është BDI-ja.

“Fitues të zgjedhjeve ndër shqiptarë jemi ne dhe nuk mund të ndodhë një qeveri e tillë, sepse më pastaj do të këtë destabilitet të Maqedonisë”, është shprehur Ahmeti, duke thënë se prioritet i BDI-së  do të jetë thellimi i bashkëpunimit për fqinjësi të mirë me të gjitha vendet e rajonit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)