19 Janar 2025

Ahmeti: Nuk kemi bërë asnjë ndryshim në simbolet shtetërore

Prishtinë, 30 dhjetor - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka dërguar letër Ministrit të Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Sllobodan Petroviq, përmes së cilës e ka njoftuar Ministrin se Komuna e Prishtinës nuk ka bërë asnjë ndryshim në pozitën e simboleve shtetërore.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, respektivisht nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, të bëjë interpretimin ligjor të përdorimit të simboleve shtetërore.

Ahmeti ka kërkuar edhe interpretimin juridik për përdorimin e fotografive të figurave politike në ndërtesat publike.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, e ka sugjeruar Ministrin që përgjigjet e tij lidhur me çështjet e lartë cekura, të dërgohen si shkresë zyrtare tek të gjitha Komunat të Republikës së Kosovës, në mënyrë që zbatimi i ligjit të jetë uniform në të gjithë territorin e Republikës.

Bashkëlidhur mund ta gjeni tesktin e plotë të letrës, e cila përveç Ministrit të Administrimit dhe Pushtetit Lokal, i është dërguar edhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)