18 Janar 2025

Ahmeti: Komuna është e përkushtuar që të dëgjojë hallet e qytetarëve

Prishtinë, 21 qershor - Në sallën e Kuvendit Komunal, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, së bashku me Drejtorët e Drejtorive Komunale, mbajti dëgjimin e përgjithshëm publik me qytetarë.

Para disa dhjetëra qytetarëve pjesëmarrës, Kryetari Ahmeti tha se Komuna e Prishtinës është e përkushtuar që të dëgjojë hallet, e shqetësimet e qytetarëve, si dhe kritikat e lavdatat për punën e saj.

Në vazhdim ai dëgjoi me vëmendje disa nga shqetësimet e qytetarëve dhe u përgjigj në të gjitha ato.

Në pyetjen për organizimin e festimeve dhe aktiviteteve të ndryshme në sheshin \"Zahir Pajaziti, kryetari Ahmeti tha se vetëm afër 25% e kërkesave për organizimeve janë miratuar dhe që të gjitha kanë leje vetëm deri në ora 23:00 dhe jo më tepër.

Sa i përket lagjes së Veternikut dhe mungesës së shkollës çerdhes dhe ambulancës, ai tha se Komuna i ka pasë të ndara 450 mijë euro për ndërtimin e shkollës, mirëpo asnjë prej banorëve nuk pat treguar gatishmëri që pronën private ta shkëmbejë me Komunën për të siguruar hapësirë për ndërtim. Ahmeti i porositi qytetarët e asaj lagje gjithashu që të legalizojnë objektet e tyre të ndërtuara pa leje dhe t\'i paguajnë shërbimet komunale, sepse kjo është e vetmja mënyrë që të sigurohen shërbimet më të mira dhe më efikase.

Dëgjimi vazhdoi edhe me diskutime për subvencionimin e prindërve për koston e çerdhes, planin rregullativ të lagjes Kalabria, emërtimin e rrugëve në Prugovc, transportin publik në Koliq, etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)