Ahmeti, Hotit: Nënshkruaje garancinë
Prishtinë, 23 maj - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka bërë thirrje ministrit të Financave, Abdullah Hotit që të dalë në autobusë dhe ta nënshkruajë garancinë për blerjen e 51 autobusëve urbanë.
Për çdo cent të shpenzuar në transport publik krijojmë vende pune, kursejmë qindra euro për qytetaret (të cilët nuk përdorin makinat personale) dhe zvogëlojmë në mënyrë drastike ndotjen. Ministër, dil në autobus pak dhe nënshkruaje garancinë, ka shkruar Ahmeti në profilin e vet në Facebook.
Ahmeti vazhdon të udhëtojë me autobus ashtu siç kishte premtuar gjatë fushatës elektorale.