Ahmet Shala ambasador i Kosovës në SHBA
Prishtinë, 19 prill - Njëri ndër ish-ministrat më të përfolur për korrupsion në Kosovë, Ahmet Shala, i cili po hetohet nga organet e drejtësisë, mund të emërohet nga kryeministri Hashim Thaçi si ambasador në Uashington.
Ish ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala mund të zëvendësojë Avni Spahiun në postin e ambasadorit të Kosovës në Uashington.
Sipas mediave pengesë për emërimin e tij janë hetimet kundër Shalës ndërkohë që qeveria zyrtarisht nuk flet ndërsa jo-zyrtarisht e konfirmon.
Mediat kosovare theksojnë gjithashtu se EULEX-I nuk deklaron asgjë në lidhje me emërimin e Shalës ndërkohë që Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë thekson se nuk di gjë.