Ahlers: Ri-integrimi një proces shumë i suksesshëm
Prishtinë, 23 prill - Ministrja e Integrimit Evropian të Kosovës, Vlora Çitaku priti në një takim një delegacion nga Gjermania anëtarë të Komisionit të Brendshëm dhe Sportit nga Landtagu Lower Saxony Niedersachsen, i kryesuar nga Johann-Heinrich Ahlers dhe të shoqëruar nga Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Ernst Reichel.
Gjatë takimit u diskutua Ri-integrimi i personave të riatdhesuar .
Ministrja Çitaku i njoftoi delegacionin nga Gjermania për procesin nëpër të cilin po kalon Kosova sa i përket Ri-integrimit dhe riatdhesimit, duke veçuar marrëveshjet bilateral në mes Kosovës dhe shteteve evropiane që janë bërë, si dhe punën e Qeverisë të Kosovës në këtë proces.
Më theks të veçantë Fondin e ndarë nga Qeveria për Ri-integrimin e këtyre familjeve të kthyera nga vendet e ndryshme. Ku nga ky fond iu është mundësuar vendbanimi, kushtet më të mira për jetë si dhe financimin e projekteve të ndryshme për të filluar një biznes familjarë.
\"Jemi të kënaqur më suksesin e tyre, mirëpo gjithmonë kemi hapësirë për të bërë me shume për qytetarët tanë, dhe do vazhdojmë ti mbështesim edhe në ardhmen\".
\"Sipas informatave që i kemi, dhe suksesit që keni treguar në këtë proces jemi shume të kënaqur më punën e bërë deri me tani, dhe jemi këtu për të ju inkurajuar dhe mbështetur edhe në hapat e mëtutjeshëm, sepse siç dihet Gjermania ju ka ndihmuar në çdo proces që Kosova ka kaluar, është duke kaluar dhe do vazhdoj ta bëjë këtë edhe në të ardhmen\", tha mes tjerash Johann-Heinrich Ahlers.
Ministrja Çitaku falënderoj delegacionin nga Gjermania për vizitën që po i bënë Kosovës si dhe për interesimin ndaj këtij procesi duke potencuar që marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona janë të shkëlqyera dhe do vazhdojnë të jenë edhe në të ardhmen.