19 Maj 2024

Aguettant, konsull i nderit i Republikës së Kosovës në Lion

Prishtinë, 3 mars – Autoritetet e Republikës së Francës kanë dhënë pajtimin për vendimin e ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, për emërimin e Jean Christophe Aguettant si konsull nderi i Republikës së Kosovës në qytetin e Lionit, në Francë.

Jean Christophe Aguettant, ka eksperiencë të konsiderueshme në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare si pasojë e studimeve edhe angazhimit të gjatë të tij në këtë sferë.

Aguettant gjatë punës së tij si konsull nderi i Kosovës do të angazhohet për zhvillimin ekonomik dhe kulturor të Kosovës si dhe të forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me autoritetet dhe shoqërinë në rajonin e Lionit.

Finalizimi i procesit të emërimit të Jean Christophe Aguettant në cilësinë e konsullit të nderit të Kosovës në Lion, është një hap i rëndësishëm në fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve shumë të mira bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës.

Angazhimi dhe përkushtimi i zotit Aguettant pritet të ketë impakte të rëndësishme në
thellimin e bashkëpunimit e të shkëmbimeve të gjithanshme ndërmjet dy vendeve dhe dy popujve tanë.

Emërimi i personaliteteve të shquara ndërkombëtare në pozitën e konsujve të nderit në vende të ndryshme të Kosovës nëpër botë, është hap në kuadër të orientimeve strategjike të politikës së jashtme të Kosovës, për të shtuar prezencën në sa më shumë vende të botës, me qëllim të fuqizimit të vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe dinamizimit të diplomacisë kosovare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)