AGPK e shqetësuar për mbylljen e gazetës Bota Sot
Prishtinë, 7 janar - Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK), me shqetësim të thellë e ka pranuar lajmin se gazeta Bota Sot është e mbyllur.
Edhe më shqetësuese ishte fakti për anëtarët e bordit se pronari i gazetës, pa asnjë paralajmërim ua mbylli dyert punëtorëve, të cilët për vite të tëra i kishin qëndruar besnik punës në redaksi.
Bordi i AGPK-së është njoftuar nga gazetarët, se ditën e hënë kur ata kanë shkuar në punë si zakonisht, e kanë marrë njoftimin e çastit se mediumi është mbyllur.
Poashtu, shumica nga 17 gazetarët e stafi tjetër i gazetës nuk I kanë marrë pagat për më shumë se 13 muaj.
Kjo praktikë e tillë është e patolerueshme dhe jo njerëzore karshi punëtorëve të mediumeve.
AGPK I bënë thirrje inspektoratit të punës që të merret seriozisht me rastin duke I marrë të gjitha masat karshi drejtuesve të gazetës.
Gjithashtu inspektoratit të punës I bëjmë thirrje që të merr masat edhe ndaj të gjitha medieve tjera, të cilat në vazhdimësi nuk i përfillin të drejtat e punëtorëve konform ligjit të punës.