20 Janar 2025

AGK shpalosi platformën politike të gruas aleanciste

Prishtinë, 30 prill - Sot në Prishtinë, Aleanca e Gruas e Kosovës (AGK), ka bërë shpalosjen e platformës së kësaj organizate të AAK-së, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Mbështetje këtij aktiviteti i ka dhënë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka potencuar rolin dhe rëndësinë e gruas në shoqërinë kosovare dhe te shqiptarët në përgjithësi, që nga e kaluara.

Ai ka thënë se gruaja kosovare, edhe në të ardhmen do të jetë faktori kyç i politikëbërjes dhe vendimmarrrjes, në kuadër të platformës aleanciste, Drejtimi i Ri.

Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se me vizionin e AGK-së dhe të Aleancës, gruaja kosovare do të ketë të ardhme më të mirë, pozitë më të favorshme dhe mundësi më të mëdha në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës. 

“Aleanca ka hartuar për ju, për qytetarin, programin më zhvillimor, të kapshëm, të sinqertë dhe të realizueshëm. Ne kemi njerëzit më të mirë, më profesionistë, më të pastër dhe më të përkushtuar, të cilët do të marrin përgjegjësi për të realizuar Drejtimin e Ri, si dhe liderin që është garantues i zbatimit të këtij drejtimi”, ka thënë në këtë ngjarje, para grave të vendit, kryetarja e AGK-së dhe deputetja, Donika Kadaj-Bujupi.

Sipas saj, “të gjitha ato gra, që sot na shohin në ekranet e tyre të televizionit, janë të mërzitura nga papunësia, varfëria dhe nga injorimi që iu bëhet nga institucionet e tanishme, institucione të cilat në fakt ju takojnë juve qytetarëve, burrave dhe grave, të këtij vendi”. Për një drejtim të ri, ushtrojeni të drejtën tuaj për ndryshim, për t’i dhënë fitoren të drejtës. Vendosmëria juaj është ë vetmja rrugë drejt suksesit”, ka thënë ndër të tjera bartësja e këtij aktiviteti, Donika Kadaj-Bujupi.

Ndërkaq, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se i jep plotësisht mbështetje këtij program, punës së znj. Kadaj-Bujupi dhe të grave aleanciste, në fuqizimin dhe faktorizimin e mëtejmë të pozitës së gruas në shoqërinë e Kosovës.

Përmes AAK-së, vendi do të marrë drejtimin e ri, gruaja do të jetë një prej faktorëve vendimtarë, si në politkëbërjen ashtu edhe  në vendimmarrje në qeverinë dhe institucionet e vendit, të udhëhequra nga Aleanca, ka thënë kryetari Haradinaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)