19 Janar 2025

AGK pranohet në Federatën Ndërkombëtare të Gazetarëve ( IFJ)

Prishtinë, 8 qershor - Prej sot, AGK është anëtar i barabartë me organizatat e tjera të gazetarëve të përfaqësuara në International Federation of Journalists. 

Vendimi për pranim është marr në kongresin e 29-të të IFJ-së që po mbahet në Angers të Francës dhe vjen si rezultat i përmbushjes së kritereve të kërkuara nga AGK.

Pranimi në IFJ është mundësi shumë e mirë për ta fuqizuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar derisa do t\'i hapet rrugë forcimit të rolit të gazetarëve në Kosovë.

Në këtë kongres, AGK po përfaqësohet nga kryetari, Shkëlqim Hysenaj dhe anëtari i bordit, Fidan Rama të cilët kanë raportuar në sesionin e parë para komisionit. Përfaqësuesit e AGK-së do të jenë të pranishëm edhe gjatë dy ditëve në vijim, deri në zgjedhjen e strukturave të reja të Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve.

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve ka rreth 140 shtete anëtare me mbi 60 mijë gazetarë, nga e gjithë bota.

Udhëtimin e delegacionit të AGK-së e ka ndihmuar kompania IPKO

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)