22 Janar 2025

AGK: Mosimplementimi i ligjit për trashëgimi, po shkelë gruan

Prishtinë, 2 dhjetor - Aleanca e Gruas e Kosovës (AGK), përgjatë viteve e, sidomos prej vitit  2007, në vazhdimësi ka kërkuar zbatimin e Ligjit të Trashëgimisë dhe Pronës, përmes aktiviteteve dhe kampanjave të shumta.

Ky angazhim i pandalshëm i gruas aleanciste, në vitin 2009 u përkrah dhe u kurorëzua me miratimin e rezolutës në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Kurse, sot, fatkeqësisht, jemi dëshmitarë se si pasojë e mungesës së vullnetit politik dhe dobësive të shumta në zbatimin e ligjeve, në kuadër të të cilave është edhe trashëgimia, gjendja në vend është e mjerueshme. 98 për qind e pronës vazhdon të trashëgohet nga gjinia mashkullore dhe vetëm 2 për qind iu takon grave.

AGK konsideron se kjo gjendje sjellë varfëri dhe përjashtim të gjysmës së popullsisë, ndërsa numri i viktimave femra, përditë po rritet. Rasti i fundit është ai znj. Shyhrete Berisha, e cila është një nga viktimat e shumta të kësaj padrejtësie dhe këtij diskriminimi në Kosovë.

AGK kërkon nga institucionet e vendit, qeveria, gjykata, policia etj., që më në fund të ndërmarrin veprime të cilat do të tejkalojnë mentalitetet e vjetra dhe të fillojë zbatimi i ligjit, në mënyrë që Kosova të dalë nga ky mentalitet dhe nga kjo situatë.

AGK është angazhuar dhe vazhdon të angazhohet për barazi gjinore, jodiskriminim dhe rregullim nën maksimëm “për një shtet ku burrat të kenë të drejta dhe asgjë më shumë, dhe gratë të kenë të drejta dhe asgjë më pak”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)