29 Prill 2024

Agjensitë e OKB lansojnë programin mbi dhunën në familje

Prishtinë, 27 shtator - Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA),  Organizata e Kombeve të Bashkuara për Barazi Gjinore dhe Fuqizimin e Grave (UN WOMEN), Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF), Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejta të Njeriut (OHCHR) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) sot do të lansojnë sot programin që do të adresojë dhunën në baza gjinore.

Programi synon të përkrahë adresimin e dhunës në baza gjinore në Kosovë përmes fuqizimit të zbatimit të Ligjit të Kosovës, Planit Kombëtar të Veprimit dhe Strategjisë kundër dhunës në Familje 2010-2013 me një qasje gjithpërfshirëse në adresimin e çështjeve gjinore në tri pilot komuna Dragash, Gjakovë dhe Gjilan.

Ky program do të përqëndrohet në fuqizimin e shërbimeve të rëndësishme komunale për të reaguar  më mirë  ndaj dhunës në familje përmes koordinimit komunal, rritjes së ndërgjegjësimit, dialogut në komunitete dhe zhvillimit të avancuar të kapaciteteve.

Programi, me buxhet të përgjithshëm prej 800,00 Euro, është i financuar tërësisht nga Qeveria e Finlandës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)