Agjenda Europiane mbetet agjendë kryesore e Qeverisë
Prishtinë, 13 korrik - Në takimet të ndara Ministrja e Integrimit Europian znj.Vlora Çitaku, priti sot Drejtorin e Përgjithshëm të Ballkanit dhe Europës Qendrore Hakan Okçal, dhe Daniel Fearn, Drejtor i Ballkanit Përëndimorë në FCO dhe Joe Preston zëvendës Shef i Misionit.
Në këto takime Ministja znj.Vlora Çitaku ritheksoj se agjenda Europiane mbetet agjendë kryesore e Qeverisë së Republikës së Kosovës, po ashtu u njoftuan për te arriturat e fundit në procesin e Integrimit Europian, për sfidat dhe prioritetet.
Në këto takime u konfirmua përkrahja dhe mbështetja e Qeverisë së Republikës së Kosoves në agjendën europiane.