Agjenda e Qeverisë së Kosovës është agjenda evropiane
Prishtinë, 2 gusht - Në takim është diskutuar për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes Kosovës dhe Gjermanisë dhe për gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet në të gjitha sferat e interesit të përbashkët.
Kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur falënderimin për përkushtimin e vazhdueshëm të Qeverisë së Gjermanisë për të mbështetur Kosovën në të gjitha proceset e rëndësishme, në procesin e çlirimit, atë të pavarësimit dhe tani në procesin e zhvillimit dhe integrimit në institucionet euro-atlantike.
Agjenda e Qeverisë së Republikës së Kosovës është agjenda evropiane, përkatësisht implementimi i plotë i të gjitha standardeve dhe kritereve të integrimit evropian dhe në këtë rrugë mbështetja e Gjermanisë është e një rëndësie të veçantë u shpreh kryeministri Thaçi.
Nga ana e tij, ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Ernst Reichel pasi ka falënderuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi për pritjen e përzemërt, ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin, në interes të të dyja vendeve.