Agjenda e Biden-it do t’i ndihmojë Ballkanit Perëndimor të dalë nga staginimi
Prishtinë, 14 tetor - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) sot ka publikuar raportin e saj të ri të titulluar “Agjenda e Biden-it: Si mundet administrata e re t’i ndihmojë Ballkanit Perëndimor të dalë nga staginimi”.
Raporti parashtron se Administrata e Presidentit Biden ka dhënë shenja se synon të përqendrohet në rajon duke vendosur një politikë të bazuar në vlera normative për të adresuar çështjet që e fuqizojnë rajonin dhe i ndihmojnë rajonit të ndërmarrë reforma dhe të arrijë progress në integrimin euroatlantik.
Një nga aspektet kryesore të këtij ri-angazhimi do të jenë çështjet e ndjeshme politike që e kanë mbajtur rajonin në ngërç, siç janë marrëdhëniet e ndërlikuara mes Kosovës dhe Serbisë dhe rreziku që Bosnja dhe Hercegovina të kthehet në një shtet krejtësisht të dështuar në zemër të Evropës.
Për më tepër, raporti argumenton se një element kyç i angazhimit të Washingtonit do të jetë koordinimi më i ngushtë me aleatët evropianë për të përfunduar çështjet e mbetura të hapura në Ballkanin Perëndimor. Por sfidat janë të mëdha dhe pritjet janë poashtu të mëdha.
Raporti poashtu trajton çështje të tjera të rëndësishme në kontekst të zhvillimit të mëtutjeshëm të rajonit siç janë: siguria energjetike në rajon, reagimi ndaj pandemisë COVID-19 në Ballkan Perëndimor, si dhe rritja e ndimit të akterëve autoritare siç janë Rusia dhe Kina në çështjet e mbrendshme e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Përveç të gjeturave kryesore përtej ketyre temave, raporti propozon një serë objektivash strategjikë që duhet të konsiderohen nga administrata e re në SHBA në menyrë që të ketë zhvillim dhe paqe të qëndruesheme.