18 Janar 2025

Agjencitë e pavarura, strehë e militantëve partiakë

Prishtinë, 18 korrik - Mungesa e një tradite demokratike dhe institucionale në Kosovë ka bërë që të themelohet një numër i madh i agjencive të pavarura (rreth 36) pa pasur një analizë të detajuar për nevojën e themelimit të tyre.

Edhe pse këto agjenci filluan të themeloheshin për të përmbushur kërkesën e faktorit ndërkombëtar, ato nuk reflektojnë nevojat dhe specifikat e vendit shkruan sot Koha Ditore.

Krijimi i tyre, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, është bërë edhe si tendencë e partive politike me qëllim të punësimit të njerëzve mbi baza nepotiste dhe politike.

Bordet e agjencive të pavarura vazhdojnë t’iu shërbejnë partive politike për t’i strehuar njerëzit partiakë. Shumë agjenci kanë alokuar buxhetin e tyre për përfitime personale, për paga tejet të larta krahasuar me standardin e jetës në Kosovë.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)