21 Janar 2025

Agjencitë e pavarura pa fuqi vendimmarrëse

Prishtinë, 7 gusht - Legjislatura e katërt e bart një pjesë të madhe të përgjegjësisë që rreth 20 agjenci të pavarura kanë mbetur pa borde funksionale.

Njohësit e zhvillimeve politike dhe ekonomike përkujtojnë se Kuvendi, jo vetëm që nuk ka qenë në gjendje t’i monitorojë agjencitë që vetë i ka themeluar, por edhe ka dështuar të bëjë edhe presionin e nevojshëm mbi Qeverinë, që t’i propozonte anëtarët e bordeve të pavarura.

Situata tash është ndërlikuar edhe më shumë, pasi Gjykata Kushtetuese e ka “bllokuar” vendimmarrjen në Kuvend deri më 18 shtator.

Kështu që gjasat për t’u kompletuar bordet brenda pak muajsh nuk ekzistojnë.

Me ligj, anëtarët e bordeve janë personat kryesor që përcaktojnë politikat e institucioneve të pavarura dhe rrjedhimisht pa ta nuk ka vendimmarrje në këto institucione.

Agron Demi nga Instituti GAP, ka thënë për Tribunën se një nga problemet në këtë çështje është se sipas ligjeve, shumica e anëtarëve të Bordeve dhe kryesuesit e tyre duhet të përzgjidhen nga Qeveria dhe pastaj për secilën pozitë të dërgohen tre emra prej të cilëve zgjedh Kuvendi.

 

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)