23 Janar 2025

Agjencitë e KB-së Lansojnë Program të Përbashkët në Veri të Kosovës

Prishtinë, 24 qershor - Sot, në qendrën informative të BE-së në Mitrovicën veriore zyrtarisht filloi programi i përbashkët i agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë që përfshinë tri fusha: dhunën në baza gjinore, dhunën në familje dhe zhvillimin ekonomik dhe punësimin.

Pas diskutimeve të mbajtura në një tryezë të rrumbullakët më datë 16 qershor në veri të Mitrovicës me më shumë se 80 pjesëmarrës, sot filloi programi në fushat e lartëpërmendura në komunat veriore (Mitrovicë veriore, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok).

Andrew Russell, Koordinator i OKB-së për zhvillim dhe Përfaqësues i përhershëm i UNDP-së i shoqëruar nga donatorë dhe kolegë të agjencive të Kombeve të Bashkuara: Znj. Anne Meskanen, e ngarkuara me punë në Ambasadën e Finlandës; Znj. Laila Omar Gad, Udhëheqëse e Zyres së UNICEF-it; Znj. Flora Macula, Përfaqësuese e UNWomen; dhe Z. Aleksandar Nikolovski, Këshilltar Kryesor Teknik i zyres së FAO-s, prezantoi programin e përbashkët të agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe iu falenderua qeverisë së Finlandës për ndihmën e madhe financiare në vlerë 2 milionë Euro. Kjo qasje gjithëpërfshirëse ka për cak të ngritë ndërgjejgjen e qytetarëve në veri të Kosovës mbi dhunën në baza gjinore dhe atë në familje si dhe ka për qëllim arritjen e rezultateve më konkrete në sferën e punësimit dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik.

\"Puna që ne bëjmë së bashku me qytetarët e Kosovës është se përpiqemi të dëgjojmë se cilat janë nevojat e tyre dhe pastaj të ofrojmë përkrahjen tonë, kjo është qasja që kemi edhe ne në OKB edhe Finlanda.

Prandaj kur keni këtë qasje, ose më mirë të themi ndihmoni njerëzit, këtë duhet ta bëjmë të ditur. Prandaj informimi i mirëfilltë, përpjekjet tona dhe programi nuk kanë të bëjnë me por me ngritjen e vetëdijes që qytetarët të kuptojnë se gjëra të mira po ndodhin në veri\", tha Z. Rassell në konferencën e sotme për shtyp dhe shtoi se Kombet e Bashkuara janë në dispozicion të të gjithë partnerëve potencial vendor dhe ndërkombëtar të cilët përkrahin zhvillimin në veri të Kosovës.

Znj. Anne Meskanen, e ngarkuara me punë pranë Ambasadës së Finlandës në Kosovë uroi punë të mbarë të këtij programi dhe theksoi përkrahjen e vazhdueshme të popullit finlandez për një të ardhme më të mirë të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)