18 Janar 2025

Agjencit publike të pavarura me borde gjysmake

Prishtinë, 12 gusht - Për një kohë të gjatë puna në organet e 11 agjencive publike të pavarura po zhvillohet me borde gjysmake.

Madje puna në këto agjenci të themeluara nga institucionet qendrore të shtetit mund të konsiderohet e bllokuar, pasi ka skaduar afati i mandateve të anëtarëve të bordeve ose shumë prej tyre kanë dhënë dorëheqjen.

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore është ai që punët i ka më keq sepse që nga 1 korriku i vitit 2012 shtatë anëtarëve të bordit i ka skaduar afati i mandatit, shkruan Tribuna.

Sipas udhëheqëses ekzekutive të këshillit Gjejlane Hoxha, bordi ka pasur pak para përfundimit të mandatit dhe që nga ajo kohë institucionet kryesore si Qeveria dhe Kuvendi nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të emëruar anëtarë të rinj.

Në po të njejtën situatë është edhe Këshilli i Ujërave të Kosovës.

/Tribuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)