Agjencia për Informim dhe Privatësi do ta ketë përkrahjen e institucioneve
Presidentja Osmani theksoi se Agjencia për Informim dhe Privatësi, në krye të së cilës është zgjedhur pak kohë më parë znj. Sogojeva, është institucion i rëndësishëm shtetëror, i cili e mbron të drejtën e pakontestueshme të qytetarëve të vendit për privatësi.
Si e tillë, kjo agjenci do ta ketë përkrahjen e institucioneve të Kosovës, në mënyrë që të sigurohemi se ajo do ta kryejë punën në përputhje me ligjin dhe me mandatin që e ka, që qytetarët e vendit të përfitojnë nga puna e saj.
Në anën tjetër, komisionerja e sapozgjedhur për Informim dh e Privatësi, znj. Sogojeva, e falënderoi presidenten Osmani për pritjen dhe e siguroi atë se do të bëjë gjithë ç ‘është në dorën e saj që ta fuqizojë rolin e agjencisë, në mënyrë që agjencia të sigurojë mbrojtje të plotë të privatësisë së qytetarëve të republikës.