Agjencia Kundër Korrupsionit i jep mirënjohje Ambasadës Britanike
Prishtinë, 7 gusht - Në takimin lamtumirës me Ambasadorin e Mbreterisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O'Connell, Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli shprehi mirënjohje dhe falënderime për kontributin e Ambasadës Britanike në Kosovë për mbështetjen e institucioneve të Kosovës, veçanërisht në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.
Ambasadori i Mbreterisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O'Connell, gjatë takimit me Drejtorin e AKK-së, falënderoi z. Shaip Havolli për bashkëpunimin, duke theksuar se roli i Agjencisë Kundër Korrupsionit duhet të jetë kyç në raport me vendimet për zbatimin e ligjit dhe integritetin e institucioneve publike.
Ambasadori Ruairi O'Connell, gjithashtu shprehi përkushtimin e Ambasadës Britanike për bashkëpunim me Agjencinë Kundër Korrupsionit edhe në të ardhmen.
Në shenjë falënderimi për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë, Drejtori i AKK- së, z. Shaip Havolli i dhuroi nje çertifikat mirënjohje diplomatit Britanik, Ruairi O'Connell.