14 Janar 2025

Agim Çeku rizgjidhet në krye të PSD-së

Prishtinë, 12 tetor - Kryetari i partisë Social Demokrate Agim Çeku do të udhëheqë edhe për katër vite këtë parti. PSD zhvilloi të shtunën punimet e Kuvendit të nëntë Zgjedhor ku është zgjedhur Këshilli i ri Drejtues, Këshilli Mbikëqyrës i Partisë, por edhe strukturat tjera brenda partiake.

Pas rizgjedhjes, Çeku u shpreh se gjatë këtij mandati do të angazhohet për të hapur një debat brenda partisë, debat të sinqertë, shumë të hapur dhe konstruktiv, duke thënë se tashmë kanë identifikuar problemet dhe arsyet që nuk ua mundësuan atyre një përfshirje më të madhe në qeveri, parlament apo në skenën politike kosovare.

“Qysh jemi sot nuk ia vlen. Nëse nuk kemi debat, në qoftë se nuk gjejmë rrugë të tjera dhe mundësi të reja. Kështu që do t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë, ndoshta edhe nga vet programi, emri. Kështu që ideja është që ta jetësojmë idenë e socio-demokracisë.\"

\"Vërtetë të bëjmë përpjekje që Kosova të jetë një vend social, që gjithë qytetarët e Kosovës ta ndiejnë dorën e shtetit, të ndihen të sigurt, të ndihen të mbrojtur nga shteti, pasi që me një parti të vogël ky program është vështirë të realizohet”, ka thënë ai.

Duke folur për zgjedhjet e ardhshme, Çeku ka thënë se do të marrin pjesë, mirëpo nuk ka shpjeguar nëse do të jenë prapë pjesë e ndonjë koalicioni

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)