19 Janar 2025

Agim Bahtiri merr zyrtarisht detyrën e kryetarit të Mitrovicës  

Mitrovicë, 24 dhjetor - Kryetari i ri i Mitrovicës, Agim Bahtiri, të martën edhe zyrtarisht mori detyrën e kreut të Mitrovicës.

Fillimisht kryetari para se ta jep betimin, ai së bashku me presidentin e AKR-së njëherit zëvendëskryeministrin e Kosovës, Behxhet Pacolli vizituan kompleksin memorial të familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt.

Kryetari Bahtiri dhe zëvendëskryeministri Pacolli, deklaruan se kanë zgjedhur Prekazin për homazhe për të vetmen arsyeje, që t’i bëhet nderë dhe të frymëzohen për punë dhe angazhime të metejme nga sakrifica e familjes Jashari.

Ai në një solemnitet dha betimin para Kuvendit Komunal të Mitrovicës, përkatësisht para kuvendarëve me ç’rast në fjalën e tij përshëndetëse, u betua se do ta qeverisë Mitrovicën në mënyrë demokratike, profesionalisht, drejt dhe pa korrupsion, ku po ashtu do të jetë kryetar i gjithë qytetarëve.

“Unë sot si kryetar komune Zotohem se me gjithë kapacitetin tim njerëzorë e intelektual, së bashku me ju, do ta drejtojë komunën në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë betohem para Zotit dhe para Juve si kuvendar, se do ta qeverisë Mitrovicën në mënyrë demokratike”.

Ai tha se do ta bëj të pamundurën që për katër vitet e ardhshme, jo vetëm ta realizoj programin politik dhe ekonomik të premtuar gjatë fushatës, por shprehu bindjen se do t’i tejkaloj premtimet dhe parashikimet. “Ju e dini se sot Komuna e Mitrovicës ka një buxhet të vogël dhe po ashtu po trashëgojmë shumë borxhe të pashlyera nga paraardhësit”, tha ai.

Në vazhdim ai tha se Mitrovica është para një kolapsi total buxhetor, që sot dhe nesër ne jemi të kufizuar në vendimmarrje në realizimin e projekteve.

“Ndryshe, ju e dini se sot Mitrovica është qyteti më i varfër në gjithë Kosovën.Edhe pse Mitrovica dikur ka qene qyteti me ekonomi më të zhvilluar në rajonin, sot ballafaqohet me ngecje dhe paralizën më të madhe ekonomike në gjithë rajonin.\"

\"Mitrovica sot ka një gjigant të industrisë me pasuri nëntokësore, siç është Trepça, që është krenaria e qytetit tonë, por që nuk funksionon. Nuk funksionon për shkak të njerëzve dhe politikës tonë. Mitrovica sot është e ndarë, konfliktuoze, dhe me shumë pak investime, edhe kjo është për shkak të njerëzve dhe politikës së deritashme”.

Kryetari Bahtiri theksoi se Mitrovica ka lirinë e lëvizjes më të kushtëzuar në rajon, ka problemet më të mëdha ndëretnike në rajon. “Sot Komuna e Mitrovicës edhe pse ka katër lumenj, qytetarët e saj nuk kanë ujë për pije. Mitrovica sot është qyteti më i papastër dhe më i ndoturi në Kosovë. Deri sot Mitrovica është etiketuar për keqmenaxhim, keqpërdorim, nepotizëm e korrupsion”.

Por pavarësisht këtyre, ai theksoi se Mitrovica me këtë solemnitet po fillon një jetë e re.
“Po fillon me një politikë të re, me njerëz të rinj, me ide te reja, me përkushtim të ri, me synime të qarta. Sot në Mitrovicë, po fillon një frymë e re,  po fillon një frymë bashkëkohore, përparimtare, përsperuese e idealiste.Sot do fillojmë ta qeverisim Mitrovicën me ju kuvendar, me qytetarin dhe për qytetarin”.

Ai ftoj të besojmë dhe të punojmë për një fillim të ri, për një shpresë të re. “Unë betohem se do ta qeverisë Mitrovicën pa korrupsion, drejt, paanshëm, profesionalisht, dhe do të jetë qeverisje gjithëpërfshirëse për qytetarin. Mitrovica me mua kryetar në katër vitet e ardhshme, do ta ketë një qeverisje transparente, llogaridhënëse, dhe në shërbim të të gjithëve qytetarëve, pa dallime”.

Ai u betua se nuk do ta toleroj çfarëdo të keqe për Mitrovicën, qeverisjen dhe qytetarët e saj.

 




 


 

.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)