Agani: Zgjedhjet në shtator
Prishtinë, 7 prill - Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, thotë për Radion Metropol, se janë të përgatitur për zgjedhjet e përgjithshme. Kurse, periudha më e përshtatshme për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, sipas tij është pjesa e dytë e muajit shtator.
Ai deklaron se qytetarët janë duke e rritë besimin në PD dhe se në këto zgjedhje do të shkojnë vetëm.
Agani thotë se kanë bazë të fuqishme intelektuale dhe politike me përfaqësues kredibil, dhe nuk do të bëjnë koalicione parazgjedhor, duke e parë si më të rëndësishmen përfaqësimin në Kuvendin e Kosovës.
Sa i përket krijimit të Tribunalit për krimet e supozuara të UÇK-së, kreu i PD-së, tha se nuk ka informacion të saktë mbi përmbajtjen e këtij Tribunali, por do bashkërendim me vendorët dhe ndërkombëtarët.
Njëherit edhe drejtues i Ministrisë së Shëndetësisë, Ferid Agani, mungesën e barnave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës e arsyeton me vështirësinë në menaxhim dhe mos ndërrimin e menaxhmentit, duke e kritikuar punën e të deritanishmëve, dhe duke thënë se në të ardhmen përgjegjësia dhe llogaridhënia do të rritet dukshëm.