20 Janar 2025

Agani: Votoni të drejtit

Prishtinë, 27 maj - Ka ardhur koha që në institucionet e vendit të vihen njerëz të drejtë, të moralshëm dhe profesionistë, andaj që të gjitha këto cilësi i posedojnë kandidatët për deputetë nga radhët e Partisë së Drejtësisë. Kështu tha kryetari i PD-së, njëherësh ministër në detyrë i ministrisë së Shëndetësisë, Ferid Agani, para qytetarëve mitrovicas.


Agani, ka shpalosur programin dhe vizionin e tij, për katër vjetët e ardhshme, duke thënë se partia që ai drejton, do të angazhohet për një shtet të drejtë, pa korrupsion, ku respektohen ligjet dhe Kushtetuta e vendit.


Ai ka sqaruar edhe arsyet e hyrjes në koalicion me PDK-në, duke thënë se janë plotësuar të gjitha kërkesat e parashturara nga PD-ja.


Në këtë tubim me qytetarë mori pjesë edhe kandidati për deputet nga radhët e PD-së, Abdullah Klinaku i cili tha se Mitrovica me rrethinë është pajtuar që në këto zgjedhje të përkrahin kandidatët e kësaj partie, të cilët, sipas tij, janë kandidatë me vlera të mirëfillta dhe profesionistë të vërtetë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)