Agani: Kosova do ta kalojë edhe këtë test
Prishtinë, 8 qershor - Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ka hedhur votën në shkollën fillore Naim Frashëri në kryeqytet, duke u lutur që i gjithë procesi zgjedhor të kalojë i qetë dhe i rregullt, për të dëshmuar edhe njëherë se Kosova di të organizojë zgjedhje të lira, fer dhe demokratike.
Agani është lutur që këtë test Kosova ta kalojë ashtu siç ka ditur të kalojë edhe teste dhe sprova tjera gjatë viteve të pasluftës.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, që në mënyrë të kulturuar të dalin dhe të votojnë për të preferuarit e tyre, kështu që të nxjerrim isntitucione legjitime dhe të pranuara ndërkombëtarisht.