Agani kërkon votën në Dubravë të Kaçanikut
Prishtinë, 31 maj - Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, së bashku me kandidatin për deputet, Avni Tafili, kanë qëndruar në Dubravë të Kaçanikut, me çrast kanë kërkuar nga banorët e këtij fshati të votojnë për Misionin e Ri dhe kandidatët e PD-së brenda këtij koalicioni.
Agani ka sqaruar para qindra qytetarëve arsyet e hyrjes në koalicion me PDK-në, duke thënë se është e vetmja alternativë për të nxjerrë vendin nga gjendja e rëndë ekonomike dhe sociale.
Edhe kandidati për deputet nga radhët e PD-së, Avni Tafili, u ka premtuar këtyre banorëve se nëse fiton besimin e tyre dhe hyn në Kuvendin e Kosovës, do të jetë zëri i tyre, duke u premtuar një angazhim në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen banorët e kësaj ane.