21 Janar 2025

Agani kërkon nga komunat zbatimin e legjislacionit në fushën e mjedisit

Prishtinë, 9 dhjetor - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka lëshuar një Qarkore, me anë të së cilës kërkon nga kryetarët e të gjitha komunave të Republikës së Kosovës, që konform kompetencave dhe detyrimeve ligjore, të përmbushin detyrimeve ligjore, që dalin nga legjislacioni në fuqi në fushën e Mjedisit, në mënyrë që të ketë përmirësime të gjendjes mjedisore në çdo komunë.

Në letër theksohet se duke u bazuar edhe në kërkesat e vazhdueshme që dalin nga Raporti i Progresit dhe ankesat dhe shqetësimet e qytetarëve, del si domosdoshmëri që të bëhet një bashkërenditje dhe koordinim i veprimeve në drejtim të Implementimit të Ligjeve në fuqi. 

Përveç çështjeve që specifikohen në Ligjet bazike në sferën e Mjedisit, ministri Agani në letrën e tij dërguar kryetarëve të komunave, kërkon që t’i jipet përparësi zbatimit të Udhëzimit Administrativ, për dhënien e Lejes Mjedisore Komunale, si dhe Udhëzimit Administrativ, për Ndëshkimet me Gjoba Mandatore.

Implementimi i këtyre Udhëzimeve Administrative është bazë fillestare e përmisimit të gjendjes mjedisore në secilën Komunë, në këto Udhëzime si dhe në legjislacionin tjetër Mjedisor, janë të specifikuara qartë veprimet dhe detyrimet që duhet të ndërmerren nga niveli Komunal.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)