20 Janar 2025

Agani e Minxhozi dakordohen për fillimin e projekteve ndërkufitare

Prishtinë, 11 janar - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin, me të cilin bisedoi për intensifikimin e procesit për realizimin e projekteve ndërkufitare.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Zhvillimit Urban të Republikës së Shqipërisë, kohë më parë kanë shpallur konkursin me temën: “Profesionistët e rinj për zhvillimin ndërkufitar” me qëllim të ofrimit të zgjidhjeve ideore për zhvillimin hapësinor të zonave: \"Shtigjet e lirisë\", që shtrihet në territorin e komunave Gjakovë-Tropojë-Has dhe \"Korridori i gjelbër\", që shtrihet midis territorit të komunave Prizren-Kukës.

Agani e Minxhozi, u shprehën të bindur se të dy këto projekte me karakter kombëtar do të realizohen dhe për këtë sipas tyre kanë shprehur interesim edhe donatorët ndërkombëtarë.

Konkursi, vjen si rezultat i punës së përbashkët të grupeve teknike të dy ministrive dhe ka si qëllim, zhvillimin e përgjithshëm të komunave ndërkufitare dhe krijimin e mundësive për brezin e ri të profesionistëve, nga fusha e planifikimit hapësinor dhe urban, që të shprehin kreativitetin e tyre në dhënien e idesë për projektet në fjalë.

Afati i fundit për dorëzim të projekteve është deri më 10 mars 2016.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)