Agani dorëzon postin e deputetit
Prishtinë, 17 dhjetor - Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka paraqitur kërkesën e tij pranë Komisionit Qendror Zgjedhor, për dorëheqjen e tij nga posti i Deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Agani dorëheqjen e tij nga posti i deputetit e ka bërë pasi që ka pranuar postin e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.