Agani: Çeku shkoi pa paralajmërim
Prishtinë, 19 janar - Kryetari i Partisë së Drejtësisë (PD), Ferid Agani, ka thënë se në asnjë mënyrë nuk do ta braktis Koalicionin për Kosovën e re (KKR).
Ai për Epoka e re ka thënë se deri në fund do ta respektojë marrëveshjen me liderin e AKR-së, Behgjet Pacollin.
Agani ka thënë se partneri i tyre i koalicionit i KKR-së, Agim Çeku ka bërë një veprim pa paralajmërim.
Nuk e vlerësoj në mënyrë pozitive. Nuk kam qenë i paralajmëruar për një gjë të tillë. Do të ishte mirë të kishim pas ndonjë paralajmërim paraprakë dhe informatë, pra në mënyrë që të merren qëndrimet me kohë, e jo të informohemi nëpërmjet medieve, ka thënë Agani.
Ai ka treguar se për çështjen e Ministrisë së FSK-së do të merren vesh Behgjet Pacolli, si lider i KKR-së, me Hashim Thaçin.