Afrim Loku zgjedhet Kryetar i degës së AKR-së në Kaçanik
Kaçanik, 27 maj - Aleanca Kosova e Re, ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të degës së Kaçanikut, ku u zgjodhën strukturat e reja udhëheqëse të kësaj Dege.
Në Kuvend, i pranishëm ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i partisë, Ibrahim Makolli si dhe anëtarë të kryesisë së AKR-së nga qendra.
Makolli i përshëndeti të gjithë të pranishmit, duke i falenderuar për punën dhe angazhimin, në emër të presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli.
AKR po forcohet çdo ditë, AKR ka qenë dhe vazhdoj të jetë shembull në mbështetje të qytetarit. AKR gjithmonë ka qenë në mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies njerëzore, ka theksuar Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, duke uruar që Kuvendi të zgjedh një Kryesi e cila gjithmonë do të jetë në përkrahje të qytetarit të Kaçanikut.
Kuvend filloi punën sipas rendit të ditës, me 42 delegatë të pranishëm, të cilët me shumicë votash zgjodhën Afrim Lokun Kryetar të degës së AKR-së në Kaçanik.
Pas fjalës përshendetëse, z.Loku theksoi se, Më e rëndësishme se ajo që kemi bërë deri më tashti, do të jetë ajo çfarë do të bëjmë tani e tutje, unë jam i vetëdijshëm se asnjë sukses i madh nuk arrihet me një përpjekje, sikurse që jam i vetëdijshëm se kjo ngjarje do ti motivojë edhe shumë të tjerë që të na bashkëngjiten ne karvanin e njerëzve te vullnetit te mire që e ardhmja të jetë me e suksesshme, ka thënë ai.
Më pas Kuvendi zgjodhi edhe Kryesinë e Degës prej 17 anëtarëve.