Afrim Kabashi zgjedhet kryetar i Nisma Socialdemokrate në Skenderaj
Anëtaret e Kryesisë Endrit Shala dhe Arbëreshë Krasniqi nga afër i kanë monitoruar punimet e Kuvendit zgjedhor në Degën e Skenderajt.
Në një atmosferë bashkëpunimi dhe unifikimi janë zgjedhur organet drejtuse me kryetar Afrim Kabashi, nënkryetar/e Merita Dervishi dhe Selman Gjinofci dhe sekretar Bujar Smakiqi.
Kryetari i ri Kabashi dhe struktura e re drejtuese e u zotuan se do të bashkëpunojnë dhe do të punojnë më zell dhe përkushtim të madh.
Nisma Socialdemokrate aktualisht është në një proces reflektimi, konsolidimi dhe përgatitje për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen vjeshtën e këtij viti.