Afrika Qendrore njeh Republikën e Kosovës
Prishtinë 22 korrik - Republika e Afrikës Qëndrore, ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Lajmin e ka konfirmuar në një konferencë shtypi në qeveri, zv/kryeministri i parë, dhe i ngarkuari me njohjet, Behgjet Pacolli.
Ai ka thënë se lajmin për këtë të arritur do ta publikojë zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli, në një konferencë shtypi që do ta mbajë sot në orën 17.00, në ndërtesën e Qeverisë.
Pacolli është i ngarkuar i Qeverisë me çështjen e lobimit dhe prej se ka marrë këtë detyrë aktivitetin e tij lobues e ka përqendruar kryesisht në Afrikë.
Megjithëkëtë, prej se ka marr mandatin e dytë, Qeveria ka sjellë vetëm edhe një njohje pos kësaj të Republikës së Afrikës Qendrore atë të Principatës së Andorrës.
Republika e Afrikës Qendrore ndodhet në qendër të kontinentit afrikan, në Afrikën ekuatoriale.
Ajo popullohet nga rreth 4 milionë banorë dhe ka për kryeqytet Banguin. Republika ndahet në 14 provinca, 2 prefektura dhe një distrikt.
Ky shtet në veri kufizohet nga Çadi, më tutje kufizohet me Sudanin, Republikën Demokratike të Kongos, Republikën e Kongos dhe me Kamerunin.