18 Maj 2025

Adriatik Beqa zgjedhet Kryetar i degës së AKR-së në Shtime

Prishtinë, 13 maj - Është mbajtur Kuvendi i tretë Zgjedhor Degës së Aleancës Kosova e Re në Shtime, ku i pranishëm ishte edhe Sekretari I Përgjithshëm i AKR-së, Ibrahim Makolli, anëtarë të Kryesisë nga qendra si dhe përfaqësues të AKR-së nga Degët.

Kuvendi filloi punën me zgjedhjen e Kryesisë së Punës, Komisionit Verifikues dhe Komisionit Zgjedhor.

Në prezencën e 103 Delegatëve, u hodh në votim të hapur kandidatura e ish Kryetarit të Degës, Adriatik Beqa, I cili nuk kishte kundërkandidat.

Me  103 vota për dhe asnjë kundër, z.Adriatik Beqa u zgjodh Kryetar I degës së AKR-së në Shtime, ndërsa më pas u zgjodh edhe Kryesia e re e kësaj Dege.

Kryetari i sapozgjedhur, Adriatik Beqa, i falenderoi Delegatët dhe bashkëpuntorët për mbështetjen, angazhimin dhe bashkpunimin e tyre gjatë gjithë procesit zgjedhor ndërsa j`u premtoi angazhim të vazhdueshëm në dobi dhe interes të bashkëqytetarëve të Shtimës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)