04 Maj 2025

Adnan Merovciri zgjedhet Kryetar i KPM-së edhe për një mandat

Prishtinë, 10 mars - Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), në mbledhjen e mbajtur dje, ka ri-zgjedhur Adnan Merovcipër Kryetar të KPM-së edhe për një mandat tjetër.

Merovcika lindur në Vushtrri më 1956. Ai është i diplomuar në Fakultetin Elektroteknik të Universitetit të Prishtinës.

Pas diplomimit për 10 vite deri në vitin 1990 ka punuar në Bankën e Bashkuar të Kosovës (BANKOS).

Nga viti 1990, ka qenë udhëheqës i Protokolit të Presidentit të Kosovës, Ibrahim RUGOVA deri në vitin 2000.

Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Drejtor i Postave të Kosovës, ndërsa më pas Kryeshef i Sekretariatit të KQZ-së nga viti 2003 deri në 2006.

Në vitin 2008 është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Post Telekomit të Kosovës.

Në vazhdim ka drejtuar disa ndërmarrje kosovare që kanë vepruar në partneritet me firma të huaja në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm.

Është i martuar, baba i 4 fëmijëve.

Nga gjuhët e huja e flet gjuhën angleze, gjuhën serbe dhe atë turke.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)