19 Janar 2025

Adnan Merovci, kryetar i KPM-së

Prishtinë, 15 prill - Komisioni i Pavarur i Mediave, sot ka zhvilluar takimin e parë në përbërje të re, pas zgjedhjes së anëtarëve të rinj të këtij organi vendimmarrës nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës. 


Pesë nga shtatë anëtarët sa duhet të ketë Komisioni i KPM-së, bënë zgjedhjen e kryetarit të Komisionit të KPM-së me mandate dy vjeçar. Me pesë vota kryetar i Komisionit të KPM-së u zgjodh, Adnan Merovci.


Merovici ka lindur në Vushtrri më 1956. Është i diplomuar në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës. Ka qenë udhëheqës i protokolit të Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova gjatë viteve \'90 dhe deri më 2000.


Gjatë viteve 2002-2003 ka qenë drejtor i postave të Kosovës, ndërsa më pas Kryeshef i Sekretariatit të KQZ-së. Më pas ka drejtuar disa ndërmarrje kosovare që kanë vepruar në partneritet me firma të huaja në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm. Është i martuar, baba i 4 fëmijëve. Nga gjuhët e huja e flet gjuhën angleze, gjuhën serbe dhe atë turke.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)