Admirali Stavridis nesër në Kosovë
Prishtinë, 24 mars - Admirali Xhejms Stavridis, Komandant Suprem i Forcave të Përbashkëta për Evropë (SACEUR), vjen nesër (e enjte) në Kosovë.
Admirali Xhejms Stavridis do të qëndrojë më 25 dhe 26 mars në Kosovë,, është thënë në një njoftim të Zyrës së KFOR-it, sipas së cilit ai do ti vizitojë trupat e KFOR-it.
Admirali Stavridis do të informohet rreth situatës aktuale nga komandanti i KFOR-it, gjenerallejtënant, Markus Bentler, është shtuar në njoftimin e KFOR-it, në të cilin është shtuar se admirali Stavridis me gjenerallejtënant Bentler, do ti vizitojnë trupat e KFOR it gjatë stërvitjeve në rajonin Battle Group shumëkombësh perëndim.