Admirali Stavridis konfirmon mbështetjen për Kosovën
Prishtinë, 26 mars - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot komandantin suprem të Forcave të Përbashkëta për Evropë, admiralin Xhejms Stavridis.
Në një bisedë të gjatë dhe miqësore, Presidenti Sejdiu dhe admirali Stavridis diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe bashkëpunimin e institucioneve të vendit me NATO-n.
Admirali Stavridis konfirmoi mbështetjen e fuqishme të NATO-s për Kosovën, mbështetjen për sigurinë në vend, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ndërsa, Presidenti Fatmir Sejdiu falënderoi për përkrahjen që NATO i ka dhënë dhe po i jep Kosovës. Ai gjithashtu theksoi ndjenjën dhe respektin e veçantë që kanë qytetarët e Republikës së Kosovës për KFOR-in.